Pas ngjarjeve të rënda në Durrës ku djali vrau babain dhe në Tiranë ku picieri vrau kuzhinierin, një tjetër ngjarje e rëndë, me një viktimë është regjistruar edhe në qytetin e Beratit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kalasë, ndërsa viktimë ka mbetur një 42-vjeçar, Keli Hoxha, banues në Tiranë.
Autori, një 63-vjeçar, i identifikuar si Kristo Mema, me precedentë të mëparshëm penalë në Greqi, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij“, njofton Policia.
Lajm në përditësim…
