Kur dy njerëz martohen, e bëjnë këtë me shpresën dhe qëllimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë, megjithatë, nuk është gjithmonë e mundur dhe arsye të ndryshme mund të çojnë që çifti të ndahet dhe të kërkojnë lumturinë e tyre duke ndjekur shtigje të ndryshme.

Historia e mëposhtme ka të bëjë me një grua që, pas një martese të keqe, gjen një burrë tjetër që e mirëpret vajzën e saj krahëhapur. Por gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshironi.

Vlen të lexohet se çfarë ka ndodhur me këtë njeri që e tregon historinë e tij në veten e parë:

“Vajza e gruas time po martohet. Si ajo ashtu edhe e ëma kanë kaluar shumë kohë duke planifikuar dhe organizuar martesën në gjashtë muajt e fundit.

Vajza u diplomua në shtator. I pagova shpenzimet e studimeve në universitet, edhe pse ishte institut publik, më ka kushtuar shumë para.

Ajo nuk punon dhe ka jetuar me ne gjatë studimeve të saj dhe pas diplomimit. Gjithashtu i bleva një makinë kështu që ajo mund të shkonte lehtë në universitet.

Pas kësaj, babai biologjik u shfaq sërish në jetën e fëmijës tim dhe ata filluan të kalonin kohë së bashku, ajo u përpoq të bënte gjithçka për të kënaqur të atin. Megjithëse ai kurrë nuk pagoi një qindarkë për arsimimin e saj apo ndonjë gjë tjetër (kjo ishte një përgjegjësi e partneres time, e cila nuk arriti të arrijë marrëveshje të mirë gjatë divorcit), vajza donte të kishte babanë e saj në jetën e saj.

Sidoqoftë, ai gjithmonë i ka thyer zemrën, sepse ka bërë premtime që kurrë nuk i ka mbajtur.

Ambienti ku vendosëm të festojmë martesën ka 250 vende. Kam bërë një listë me emrat e 20 personave që dëshiroja të ftoja, në fund jam unë që paguaj për gjithçka.

Një ditë shkova të luaja golf me një mik i cili ishte ftuar në dasmë dhe e pyeta nëse do të vinte. Ai u përgjigj se nuk kishte marrë asnjë ftesë, e dinte për martesën sepse e kishte lexuar atë në gazetë, por as ai dhe as shokët e tjerë nuk ishin ftuar.

Kur më tha këtë, menjëherë pashë në gazetë dhe kuptova se po më thoshte të vërtetën.

Në shpalljen e martesës ishte emri i nënës (partneres time) dhe i ish-burrit të saj. Emri im nuk ishte askund.

Fakti që miqtë e mi nuk kishin marrë ftesa për martesën më bëri të kisha një debat të fortë me partneren time (ne kemi bashkë 10 vite, por kurrë nuk u martuam).

Arsyeja? Ata mendonin se nuk ishin aq të rëndësishëm sa të përfshiheshin në listën e kufizuar të mysafirëve. U mërzita me të vërtetë shumë, por tani nuk kishte mbetur shumë që mund të bëja. Anashkalimi i miqve të mi tashmë ishte bërë fakt.

Partnerja ime më tha se ajo do të përpiqej të përfshinte disa nga miqtë e mi, pasi kishte disa mysafirë që nuk do të vinin. Kjo më bëri të zemërohesha edhe më shumë. Mysafirët e mi ishin të klasit të dytë.

Dje ishte darka paramartesore me partneren time, vajzën që kam rritur, të fejuarin e saj dhe prindërit e tij dhe një surprizë: Babai i vajzës që unë kam rritur.

Gjatë darkës, ajo tha se ishte shumë e lumtur me praninë e babait të saj dhe faktin se ai do ta shoqëronte atë në altar. Të gjithë mysafirët komentuan me frazat si: “Sa e bukur!”, “Kjo është një gjë fantastike!”.

Besoj se kurrë nuk kam qenë i trajtuar me një përbuzje të tillë dhe asnjëherë nuk jam ndjerë aq i zemëruar gjatë tërë jetës sime.

Mora disa sekonda për të menduar, në mes të tërbimit tim nuk mund të vendosja nëse do të qaja apo të ulërisja. Kur arrita të ndryshoj mendimet e mia, u ngrita dhe thashë se doja të bëja një dolli.

Nuk më kujtohen fjalët e sakta që thashë, por fjalimi im ishte pak a shumë i ngjashëm me këtë:

“Dua të ngre një dolli. Ishte një nder për mua të bëhem pjesë e kësaj familjeje për 10 vitet e fundit. Në këtë moment të jetës sime ndjej dhe dua të them se në sajë të çiftit të fejuar mu happen sytë për diçka shumë të rëndësishme. Më treguan se roli im në këtë familje nuk është ai që mendova”.

Në atë moment pashë mysafirët të cilët më shikuan të hutuar dhe me sy të zgurdulluar dhe vazhdova duke thënë:

“Mendova se respektohesha, si një njerk i dashur dhe gjithmonë i pranishëm për familjen, por tani shoh se roli im në këtë familje ishte ai i një ATM, i përsosur për tërheqjen e parave, por jo për kohë të gjatë. Ndërsa unë u zëvendësova në dërgimin e ftesave dhe në kishë, tani po e jap rolin tim si pagues për babanë e vërtetë”.

Isha egoist? Ata presin që unë të paguaj për një martesë që nuk mund të ftoj askënd. Një martesë në të cilën unë nuk jam marrë në konsideratë. Kjo është shumë, një abuzim nga ana e vajzës që rrita dhe partneres time. Po të njëjtën pasdite, mbylla llogarinë tonë të përbashkët dhe transferova të gjitha paratë e mia në një llogari të re private”.

A e mbështetni vendimin e tij?

A mendoni se njerku veproi në mënyrë korrekte përballë trajtimit që mori nga partnerja dhe vajza e saj?

Na jepni mendimin tuaj në komente dhe mos harroni ta shpërndani me miqtë! Përshtati: ShkodraNews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re