Mbremjen e sotme ne emisionin ‘pa gjurme’ u rikthye historia e vogelushes Bleona Mata qe kishte humbur ne 2010 pasi kishte deshmi te reja. Shqiptari nga Maqedonia Mehmet Xheladini qe kishte derguar foto nga Anglia ne adrese te nenes se Bleones, eshte rikthyer serish. Ai ka kontaktuar me Burkurie Maten duke i kerkuar 300 euro ne kembim te informacionit dhe gjithashtu para te tjera per te ardhur ne Tirane. Stafi i emisionit i ka vene te riut taksine ne dizpozicion por ai ka hezitur gje qe tregon se edhe pasi beri 1 vit burg per mashtrim ai nuk ndalet.

Mehmet Xheladini: Unë jam Meti nga Kërcova. Unë kam dërguar fotot e Bleonës në Angli. Belona tani është në Maqedoni, unë nuk i kam mundësitë me e marrë dhe me e sjellë çikën, e kam larg 280 km larg. Bleona rri në Strumicë momentalisht. Bleonën e mbajnë dy persona, njëri shqiptar dhe tjetri maqedonas, ky i ka ndihmuar nga Greqia të vijnë në Maqedoni. Kur e kanë marrë nga Shqipëria, Belona ka qenë në Greqi, në Maqedoni, shkoi në Angli, pastaj në Maqedoni prapë, Turqi, Angli dhe më pas sërish në Maqedoni. Fotot e vajzës m’i ka dërguar një njeri.

E ema e vajzes tregon te gjithe historine e mashtrimit dhe rrugen e orvatjeve pas fotove te njepasnjeshme qe ky Mehmeti nga Maqedonia i ka derguar. Vete drejtuesja e emisionit Odeta Dume e kuptoi se kjo e tij ishte thjesht nje mashtrim. Ajo e denoncoi publikisht si rast pasi ky kishte marre para dhe vazhdon kerkon te tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re