50-vjeçari shqiptar që vrau përdhunuesin e së bijës në Greqi ka rrëfyer momentin e përballjes me viktimën pasi kuptoi ngjarjen e rëndë. Mediat greke kanë shkruar se në momentin e ballafaqimit, 50-vjeçari ka nisur të bërtasë, por viktima sipas tij është tallur me të duke tentuar të largohet dhe t’i marrë armën.

“Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”. Me këto fjalë, 50-vjeçari që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare , ka përvijuar dje në dëshminë e tij karakterin e viktimës së tij. 50-vjeçari, i cili u lirua përkohësisht , u “lakua” dje i vetëm në Prokurori dhe përshkroi të gjithë “makthin” e nisur më 7 janar, kur u informua nga pronarja e vajzës së tij se qiraja e banesës në qyteti ku ai studionte nuk ishte paguar.

Lexo edhe :Related Posts

Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos kur babai i kërkoi shpjegim se përse nuk kishte paguar qiranë e banesës ku jetonte,  por nuk mori përgjigje. I gjendur në këtë situatë ai shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij. Në bisedën mes babait dhe vajzës, zbuloi se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i publikonte foto e video të përdhunimit.

Ndonëse ende nuk e dinte për kë bëhej fjalë, 50-vjeçari mësohet se ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar pranë. Ai nuk e mendoi për asnjë moment se përdhunuesi ishte kunati i tij, ndaj kërkoi fillimisht që të depozitonin një denoncim mbi rastin.

Sapo kuptoi për kë bëhej fjalë, 50-vjeçari raportohet se nisi të fajësonte veten, që nuk kishte mundur të kuptonte përdhunimin dhe abuzimin që i bëhej të bijës prej vitesh nga një person i afërm.

 “E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka abuzuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”. 

Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk duroi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë dëshmuar ai. Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka kërkuar bashkëshortes që ta telefononte atë.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.

 “Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari sapo e pa dhe më pas ndodhi edhe vrasja e abuzuesit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re