TIRANË – Detaje të reja janë zbuluar nga gjetja e trupit të pajetë të 47-vjecarit Elton Tahiri në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, ngjarje kjo e ndodhur më 13 shkurt të këtij viti.

Burime nga grupi hetimor thanë për ABC Neës, se 47-vjecari Tahiri së bashku me shokun e tij Madjel Husa, ishin duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e këtij të fundit në Laprakë.

Mësohet se të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar.

Po sipas të njëjtave burime, mësohe se 47-vjecari Tahiri ndërroi jetë në banesën e shokut të tij si pasojë e mbidozës. Ajo çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen është fakti se sipas grupit hetimor, Husa e ka mbajtur në banesë trupin e 47-vjecarit për disa ditë dhe më pas e ka transportuar me makinë në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Në deklarime Husa ka thënë se e ka mbajtur trupin e pajetë në banesë, nga frika se mund të akuzohej./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re