Nënkryetari i PL, Agim Nesho në një intervistë për Panorama TV tha se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij mbahet në pushtet nga krimi i organizuar dhe se ky i fundit përdor paratë e shqiptarëve për lobim politik.

Capture

Nesho tha se Rama kërkon të largojë vendin nga Perëndimi, pasi dhe financat i ka të lidhura me sheikët arab dhe se populli duhet të ndërgjegjësohet për dëmin që po i shkakton ‘Rilindja’.

Sakaq shtoi se opozita ka denoncuar shumë abuzime që po u bën Rama shqiptarëve në lidhje me pronat dhe vjedhjen e parave me inceneratorët.

Pjesë nga intervista:

Çfarë e mban në pushtet qeverinë?

E mban lidhje me krimin e organizuar, lobingu politik. Projekti për kanabisi formoi një fluks parash formale dhe një pjesë shkoi për lobim, dhe ka ende grupe interesi që përdorin klikën në Shqipëri, për interesa që ta krijojnë Ballkanin si zog, port për ndërthurjen e interesave të botës në zemër të europës. Propaganda e këtij regjimi harxhon para që të krijoë një vizion dhe klientelist që të zotërojë për të kthyer vendin si një percipatë mesjetare, në mënyrë të egër po abuzon me pronat e shqiptarëve.

Ka opozita përgjegjësi në këtë pjesë?

Opozita ka qenë bashkëpunuese për të ndërgjegjësuar se ku po abuzohet me pronat e shqiptarëve, të shpenzimeve galoponte. Vetë opozita në mënyrë konkrete ka denoncuar vjedhjen e inceneratorëve, duke shpërdoruar dhe Portin e Durrësit për të përfituar shoqëri guacka. 30% e politikanëve nuk duan që të investigohet, përgjegjësia i takon atyre që drejtojnë vendin. Ky popull nuk duhet të tolerojë më, Rama do tentojë ta largojë vendin nga perëndimi, financat i ka të lidhura me sheikët arrab. Populli është ndërgjegjësuar, prandaj opozita kërkon që të votohet në mënyrë të lirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re