Me siguri të gjithë e mbani mend Elifin në serialin “Një pjesë e imja” i cili është transmetuar në TV Klan pak vite më parë. Aktorja Hatixhe Shendil pas mbarimit të këtij seriali vendosi t’i përkushtohej familjes së saj.

Ajo është e martuar me aktorin turk Burak Sajashar dhe është nënë e një djali 2-vjeçar me emrin Xhan, bën të ditur Xing.al.

Së fundmi aktorja 35-vjeçare ka postuar foto nga pushimet dhe i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj.

Nuk kanë munguar as fotot me bashkëshortin 31-vjeçar duke i shprehur atij dashurinë.

“Mon Amour”, shkruan aktorja në një foto ku shfaqet me bashkëshortin të lumtur duke parë njëri-tjetrin në sy teksa shijojnë akulloret.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re