Gazetari Artan Hoxha ka takuar Mihal Kokëdhimën, pronarin e një lokali në Porto Palermo që tèrrorizoi turistët e huaj vitin e kaluar pasi nuk kishin paguar faturën dhe iu ngjit pas në makinë.Pas një viti në bùrg, është rikthyer sërish në punë duke shitur peshk, koce dhe levrek në një Benz 250 të ndryshkur pasi restoranti dhe hoteli iu shèmb.

Në një shkrim në Facebook, Hoxha ironizon vendimin ndaj tij duke thënë se bùrgun e bëri për shkak të një miliarderi spanjoll që nuk pati të paguante faturën. Gazetari nuk harron të përmendë një shprehje të popullit duke thënë: “Me zjárrin, ujin dhe shtetin mos e krruaj, se të bëjnë gjëmën”.

Postimi i plotë: Nostalgji…kater vite me pare ne Porto Palermo.. E mbani mend Mihalin?! E takova dje. Vazhdon te shesë peshk, koce dhe levrek nga rezervati i tij, ne Port Palermo, me nje Benz 250 te ndryshkur..

Eh mor Mihal, Mihal!! Mire bùrgun qe e bere tamam, po te rrafshuan restorantin megjithe hotel, per 5 levreke rezervati…qe nje miliarder spanjoll, nuk pati leke te holla ne xhep, të t’i paguante…
I prishe imazhin e turizmit elitar, udheheqesit dhe…

Prandaj thote populli:”Me zjárrin, ujin dhe shtetin mos e krruaj, se te bejne gjemen…”



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re