Në konkursi e ‘Miss Albania 91’, vajzat pjesëmarrëse ishin me të vërtetë të bukura, e një prej tyre ishte edhe Valbona Çoba.
Ajo asokohe u shpall Miss Fotozhenia.
Por çfarë ka ndodhur me vajzën me një bukuri tipike mesdhetare, e cila u martua përpara 9 viteve me Todd Christopher dhe u largua drejt Shteteve të Bashkuara?
Spikerja e njohur e ekranit në vitet ’90 dhe e shumë projekteve të tjera televizive, Ardita Mullai rrëfeu në pasditen e emisionit “Rudina” se mikja e saj sot është nëna e tre fëmijëve; një djali dhe dy binjakëve. Më tej, Mullai tregoi se Valbona është tejet e angazhuar profesionalisht.
“Flas shpesh me të. Vazhdon të punojë shumë. Kohën e ka shumë të ngjeshur, edhe me tre fëmijët. Më thotë shpesh që është përherë duke vrapuar. Nuk kam kohë, thotë, ç’të bëj… Ka dëshirë të vijë në Shqipëri, por duhet edhe pak kohë që fëmijët të rriten e të jenë më të pavarur…”– tha Ardita, e cila nuk ngurroi të kthehej pas në kohë dhe të kujtonte me nostalgji kohën e bukur të kaluar me Valbonën, teksa udhëtonin dhe bënin ture nëpër koncerte.
