Gazment Bardhi në një konferencë për media është ndalur te deklaratat e një dite më parë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, duke thënë se është e imagjinueshme të mos zbatohen vendimet e këtij institucioni, për të cilin thotë se po humb autoritetin si garantues të Kushtetutës.

Edhe pse po e humb këtë autritetm Bardhi tha se ligjin për Komisionet Hetimore do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në fakt për një regjim, kjo është tërësisht e imagjinueshme. Kur anëtarët i thërret në raportin drejtoresha e kabinetit Rama, sigurisht që autoriteti i Gjykata Kushtetuese nuk shkon më shumë sesa vartës të Edi Ramës. Detyra jonë është të mbrojmë Kushtetutën dhe të mos i nënshtrohemi regjimit të Ramës.

Ligji për komisionet hetimore do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, dhe pse Gjykata Kushtetuese po e humb autoritetin si garant i kushtetuës. Vendimi për marrëveshjen me Italinë, tregon degradimin e Gjykatës Kushtetuese, megjithatë do ta ndjekim këtë rrugë”, tha Bardhi.

Ai gjithashtu foli për aministinë, ku tha se e mbështet, por para se të arrihet konsensusi, duhet të rikthehet Kuvendi në normalitet.

‘Para se të shkojmë në votimin e ligjeve konsensuale, Parlamenti duhet t’i rikthehet nornmalitetit dhe kjo pengohet nga mazhoranca që nuk vendos të drejtat kushtetuese. E mbështes amnistinë, mirëpo para se të shkojnë në një konsensus duhet t’u kthehemi shinave të kushtetutës. E kuptoj arsyen pse Rama nuk lejon kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit, mirëpo ne do t’i qëndrojmë strikt rregullores që ka vendosur kushtetuta”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re