E mbijetuara e Holokaustit dhe aktivistja hebreje amerikane Marion Ingram, 88 vjeëe, mori pjesë në një protestë në mbështetje të Gazës në oborrin e Universitetit George Washington, ndërsa lëvizja studentore amerikane në mbështetje të Palestinës vazhdon të përshkallëzohet.

Ingram tha në protestë se e di se çfarë po kalojnë fëmijët në Rripin e Gazës, sepse e ka përjetuar atë në kampet naziste, duke kërkuar që të ndalojnë masakrat sioniste aty.

Ajo shtoi se vrasja e më shumë se 34,000 civilëve në Rripin e Gazës, shumica prej tyre fëmijë, konfirmon se Izraeli nuk po mbrohet, duke theksuar se çdo palestinez ka të drejtën e jetës.

Ingram gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë financimin e asaj që ajo e quajti “masakrën” në Gaza dhe Izraeli duhet të ndalojë bombardimet.

Ajo shprehu krenarinë e saj me studentët që protestojnë në mbështetje të Gazës duke kërkuar që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë financimin e Izraelit, duke theksuar se masat e studentëve do të ngrenë zërin për të kërkuar përfundimin e luftërave në botë.

Studentë hebrenj amerikanë dhe të tjerë me prejardhje dhe fe të ndryshme iu bashkuan protestave, përveç të mbijetuarve të Holokaustit, përfshirë Marion Ingram.

Më 18 prill, studentët pro-palestinezë në Universitetin Kolumbia në Shtetet e Bashkuara filluan një protestë në oborrin e kampusit për të protestuar ndaj pagesave të vazhdueshme financiare të universitetit për kompanitë që mbështesin pushtimin e Palestinës dhe gjenocidin në Gaza. Janë arrestuar 108 studentë pjesëmarrës në protesta.

Protestat studentore në mbështetje të Gazës u përhapën më vonë në universitete të tjera kryesore në Shtetet e Bashkuara, si Universiteti i New York-ut, Universiteti Yale, Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit dhe Universiteti i Karolinës së Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re