Ishte i vetmi i mbijetuar i tragjedisë që ndodhi në Itali, kur një teleferik ra nga lartësia dhe i mori jetën 14 personave. I mbijetuari quhej Eitan, një vogëlush 5 vjeçar i cili humbi nënën, babain, vëllain e vogël dhe dy gjyshërit. Përqafimi i të atit e shpëtoi nga impakti i fortë.

Por teksa tashmë ai është zgjuar nga koma farmakologjike, shumë familje nga Italia kanë dërguar kërkesa dhe dëshirën për ta marrë në familjet e tyre vogëlushin që mbeti pa prindër.

median italiane është publikuar lajmi se të paktën 3 familje nga Italia kanë shprehur dëshirën për ta adoptuar Eitanin, të vetmin të mbijetuar që humbi njerëzit më të dashur.

Kryebashkiakja e Stresa-s, Marcella Severino, tregoi për median se ka marrë një sërë telefonatash nga disa familje. Një gjest për t’u përshëndetur, por kryebashkiakja tregoi se 5 vjeçari ka të afërm dhe se do të jenë ata që do të kujdesen për Eitan.

“Fatmirësisht Eitan ka tezet e saj dhe do të jenë ato që do të kujdesen e do ta mbështesin atë për të kaluar dhimbjen e madhe. Përpos kësaj, kërkesat për ta adoptuar vogëlushin janë gjeste që na bëjnë të kuptojmë se ka ende humanizëm në këtë botë”-tha kryebashkiakja Severino.

Aktualisht Eitan ndodhet në spitalin e Torinos nën kujdesin e psikologes dhe të afërmve të tjerë. Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka nisur tashmë rikuperimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re