Avokati Zaçe Islami akuzoi të hënën Sali Berishën si një tradhëtar që ka mbushur PD me ish agjentë të Sigurimit të Shtetit dhe po mban socialistët në pushtet.
- “Sali Berisha shkoi tek e djathta shqiptare si një Kalë Troje në 90-ën. Ka përjashtuar nga opozita të gjithë të përndjekurit politikë dhe ka futur të gjithë agjentët e Sigurimit të Shtetit. Të kishte opozitë të mirëfilltë PS nuk do të vinte në pushtet. Është Sali Berisha që i mban në pushtet. Berisha është tradhëtar, Judë” tha Islami.
Gjatë një interviste me emisionin Studio Live në Report TV, Islami tha se beson që drejtësia e re nuk ka interes të hetojë Sali Berishën dhe të japë drejtësi për çështjen e 21 janarit.
- “Serveri kryesor për 21 janarin është në Amerikë. Këta nuk duan ta gjykojnë. Nuk do drejtësia e re ta gjykojë. Drejtësia është bërë si kooperativë bujqësore” tha ai
