Një çift bashkëshortësh holandezë, që kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, i mori rrjedha e lumit në kanionet e Osumit, pasi hynë në ujë për të notuar.

 

Ngjarja ndodhi tri ditë më parë. 64-vjeçarja me iniciale H.(V.A.) C.S., mundi të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj me iniciale J.A.S., 68 vjeç, e mori rrjedha e ujit.

 

Polumbarët e Repartit Special “RENEA” nisën menjëherë kërkimet për turistin dhe pas 3 ditësh është gjetur trupi i pajetë i holandezit.

 

Ndërkohë, bashkëshortja e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re