Turisti holandez që humbi një ditë më parë në rrjedhën e lumit Osum, nuk është gjendur ende.

 

Forcat e policisë dhe ekipet e polumbarëve vijojnë kërkimet intensive. Ngjarja e rëndë u raportua, kur në spitalin e Çorovodës u paraqit për ndihmë mjekësore bashkëshortja e turistit holandez. 64-vjeçarja deklaroi para policisë se ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

 

Ajo mundi të dilte nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e mori rrjedha e ujit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re