Skip to content

E moshuara gjendet pa puls nga familjarët/ Jep shenja jete disa çaste më vonë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një rast i rrallë ka ndodhur në fshatin Libonik të bashkisë Maliq.

 

Një e moshuar rreth 75 vjeç, është parë pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar qendrën shëndetësore në Maliq.

 

Sipas informacioneve, edhe infermieri që ka shkuar te banesa e ka konstatuar pa puls.

 

Pasi u lajmërua policia, në kohën kur këta të fundit shkuan në banesë, e moshuara ka dhënë shenja jete dhe është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Sipas bluzave të bardha dyshohet që e moshuara kurohet për shkak të Covid 19.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë