Policia e Durrësit përmes një njoftimi publik, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kontaktimin e familjarëve të shtetases Zyra Selimi, e cila është gjendur në gjendje të mirë fizike në Shkozet. E moshuar nuk mban mend të dhënat e familjarëve si dhe banesën, ndaj luten të gjithë qytetarët që mund të bëjnë të mundur kontaktimin e familjarëve.
Njoftimi i plotë: Gjatë pasdites, në Shkozet, është gjendur e vetme në rrugë shtetasja Zyra Selimi, 78 vjeçe, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e saj dhe të dhëna të familjarëve.
Aktualisht kjo shtetase gjendet në ambientet e DVP Durrës.
Familjarët e saj ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 129 ose mund të paraqitet në ambientet e DVP Durrës.
