Skip to content

Berat/ E moshuara kishte harruar bombulën e gazit ndezur, shpërthimi rrezikon djegien e banesës dhe pallatit

 

Një bombul gatimi ka shpërthyer në një  banesë në lagjen “30 vjetori” të qytetit të Beratit. Një e moshuar e cila jetonte e vetme në banesën e saj  ka harruar bombulën e gatimit ndezur.

Njoftimin në Repartin MZSH e kan bërë komshinjtë të cilët kanë ndierë erën e gazit. Menjëherë në vendngjarje është gjendur reparti i zjarrfikëses. Ndërtimet rreth pallatit e kanë bërë të veshtirë hyrjen në banesë.

Gjithsesi zjarrfikësit kanë aritur të shpërthejnë derën dhe tē vendosin nën kontroll situatën. Mësohet se e moshuara jeton vetëm pasi fëmijët i ka në emigrim.

Nga ky shpërthim ka patur vetëm dëme material, ndërkohë që e moshuara gjendet jashtë rrezikut për jetën./faxweb