Një grua e moshuar ka ndërruar jetë në Durrës gjatë transportit për në Urgjencë.

Policia bën me dije në një informacion paraprak se dyshohet se pasi është larë në det nuk është ndjerë mirë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 09.09.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasja Xh.G., 74 vjeçe, dyshohet se pasi është larë në det nuk është ndjerë mirë, e për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Urgjencën e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,”-njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko