Një e moshuar nga Vlora, ka qenë sot kryefjalë e shumë mediave, pasi deklaroi se nuk ka bukë të hajë dhe se askush nga autoritetet nuk e ka ndihmuar. Në fakt, filmimet e gazetarit të Abc News, në banesën e saj, tregojnë se e moshuara e kishte frigoriferin të boshatisur.

Por, sipas Bashkisë Vlorë, kjo e moshuar ka disa ambiente të dhëna me qira.

Nuk kuptohet se si një njeri që ka dhënë disa ambiente me qira, e ka frigoriferin kaq të boshatisur dhe bën thirrje të tilla dëshpëruese për ndihmë. Megjithatë, për të kuptuar më shumë, rreth reagimit të Bashkisë Vlorë, lexoni lajmin e botuar në gazetën pranë qeverisë, Tema.

Lajmi i gazetës Tema: 

Një nënë nga Vlora solli shumë reagime në një video ku ajo ankohej se kishte nevojë për ushqime dhe se prej dy ditësh kishte pirë vetëm ujë me sheqer.

Bashkia e Vlorës reagoi menjëherë dhe iu gjend nënë Myzejenit, ndërsa sqaroi se ajo ëhstë ndihmuar edhe nga bashkëqytetarët, pavarësisht faktit se është pronare e disa ambienteve të dhëna me qira.

“Bashkia e Vlorës nuk ja ka kursyer ndihmën as nënë Myzejenit dhe askujt tjetër qe ka pasur nevoje në këtë qytet. Në këto ditë të vështira ajo po përballet me pasojat e izolimit dhe vështirësinë qe te gjithë ne, në një mënyrë a në një tjetër, po përjetojmë.

Nëna e moshuar e me disa fëmijë dhe gjyshja nga Vlora është ndihmuar nga Bashkia e Qytetit dhe bashkëqytetarët megjithëse pronare e disa ambienteve te dhëna me qira.

Përveçse për ne, thirrja e saj për ndihmë është një apel drejtuar fëmijëve të mos harrojnë të kujdesen për prindërit e tyre në këto ditë “lufte”, vetëm kështu mund t’ia dalim, duke kontribuar te gjithë se bashku.

Nënë Myzejeni jetonte me përkujdesin e një vajze te familjes 25 vjeçare e cila ishte në banesë në momentin e dorëzimit të ndihmave nga Bashkia e Vlorës”, ishte reagimi i Bashkisë së Vlorës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re