Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë private në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit u helmuan disa nxënës. Burime bëjnë me dije se janë më shumë se 10 nxënës që kanë pasur probleme, dhe jo 4 që thuhej në njoftimin e Policisë së Tiranës për rastin në fjalë.

Nxënësit shprehen se e kanë ndjerë erën e keqe të gazit që në orën e parë të mësimit, dhe kanë qendruar aty për 3 orë, derisa disa prej tyre nisën që të villnin. Ata shprehen se gazi ka rrjedhur nga kaldaja që përdorej për ngrohjen e klasave, dhe shtojnë se në shkollë janë nxënës të të gjitha moshave, përfshirë ato të kopshtit.

“Kaldajave u plasi gazi, unë jam në mimimaturë, jemi të gjithë aty, gjimnazi, parashkollor. Filluam që të ndjenim erën e keqe që në orën e patë të mësimit, më pas qendruam dhe tre orë të tjera me dritare hapur, aq sa disa prej shokëve dhe shoqeve nisën të villnin”, thuhet në dëshitë ekskluzive që ka siguruar Fax News.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re