E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ka shkuar paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike.
Diplomatja amerikane po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me situatën politike në vend.
Gjithçka teksa pak ditë ndajnë nga zgjedhjet e së dielës, ku mazhoranca shkon e vetme në zgjedhje me praninë simbolike të Bindjes Demokratike.
Sakaq në orën 12:00 Basha do të presë në takim edhe ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca. /a.y/noa.al
