Skip to content

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë shkon në Kryesinë e Kuvendit, takon Spiropalin


E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Nancy VanHorn ka pasur një takim pune në Kryesinë e Kuvendit.

Ajo vizitoi Kryesinë rreth orës 11:00 dhe mësohet se ka zhvilluar takim me kryetaren e parlamentit, Elisa Spiropali.

Vizita e VanHorn në Kryesinë e Kuvendit vjen vetëm pak ditë përpara se të nisë sesioni i ri parlamentar.

Takimi në Kryesinë e Kuvendit vjen pas një tjetër vizite të zhvilluar disa ditë më parë në Kryeministri.