E Ngarkuara me Punë e SHBA takon kryetaren e re të Kushtetueses: Mbështetja për institucionet e zbatimit të ligjit çon përpara prioritetet e Presidentit Trump


E ngarkuara me punë e Ambasadlës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka pritur në një takim kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Sipas ambasadës së SHBA, gjatë takimit u diskutua se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”, shkruan Ambasada amerikane në një postim në rrjetet sociale.