E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn u takua me kryetaren Jorida Tabaku dhe zëvendëskryetaren Etilda Gjonaj të Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian.

VanHorn theksoi se rëndësia e dypartisë dhe frymën e përfshirjes dhe pjesëmarrjes, është e rëndësishme për avancimin e procesit të integrimit në BE.

“E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua me kryetaren Jorida Tabaku dhe zëvendëskryetaren Etilda Gjonaj të Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Znj. VanHorn përgëzoi ekipin për punën e fortë të komitetit në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe përsëriti rëndësinë e dypartisë dhe frymën e përfshirjes dhe pjesëmarrjes”, njofton ambasada e SHBA.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re