Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Devoll ku një fëmijë humbi jetën pasi konsumoi raki aksidentalisht.

 

Mësohet se fëmija i gjinisë mashkullore, në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, ka marrë një bidon gjysmë litër që e ka menduar se ka qenë me ujë, por ka qenë me raki.

 

Dhe sipas mjekëve i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen. Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e kanë cuar menjëherë në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re