Skip to content

E ngriti në këmbë që të hidhte fall për numrin 9, Rama kërkesë tjetër militantes: Tani ngulja sytë e bardhë atyre që kruhen me patronazhistët

 

Gjatë takimit të mbajtur në njësinë nr 2 në Tiranë, Rama i kërkoi njërës prej qytetareve që t’i hidhte fall në lidhje me numrin 9.

“Më thuaj çfarë tersi është numri nëntë ?

Ato sytë e bardhë ngulja atyre që merren me patronazhistët. Që mos të merren më me ta.”

Rama tha se votat që shkojnë për Lulin shkojnë për Ilirin dhe Saliun. Dhe e simbolizoi numrin që mban LSI dhe PD me nurmin 69 që sipas tij është numri i djallit.

“Pradaj njeriu nuk ja gjeti asnjëherë kësaj pune, është gjashtë, tak bohet nëntë. 69 është numri i djallit. Shkon puna në djall siç thotë Muhamedi.

Kush e ka votën ? Luli. Rrotullohen ato bëhen 69 edhe del Iliri me Saliun.

Ndërkohë që ne sot jemi në një moment ku e ardhmja nuk është më një majë e padukshme.

Maja tashmë duket, por duhet shumë forcë për t’u ngjitur”.