Pasi u bë e qartë se Partia Demokratike i kishte humbur zgjedhjet, Lulzim Basha doli e tha se ato u blenë, dy ditë pasi kishte deklaruar se në kuti, në fakt ishte vullneti i popullit.

Ai tha se PD ka prova të forta për këto, dhe menjëherë pas deklaratës së Bashës, dolën njëri pas tjetrit vartësit e tij, për të thënë se votat ishin shitur për 5 mijë lekë të reja.

Më pas e ngritën çmimin, duke thënë 10 mijë lekë të reja, por pa paraqitur ndonjë fakt konkret.

Një ditë më parë, Belind Këlliçi, teksa doli në një konferencë për shtyp, e ngriti edhe më shumë çmimin.

Ai tha se një votë ishte shitur një mijë euro në zonën e Kombinatit.

Dhe sikur të mos mjaftonte ai, këtë të premte ka dalë Grida Duma.

Ajo e ka ngritur edhe më çmimin, duke thënë se një votë është shitur deri në 35 milionë lekë në Rrogozhinë.

Sipas saj, këto lekë janë dhënë për familje që janë prekur pjesërisht nga tërmeti, ndërkohë që familjet e prekura realisht nga tërmeti, nuk janë dëmshpërblyer.

Por me logjikën e saj, PS do iu kishte dhënë para edhe atyre familjeve, për t’iu marrë votën.

Tani në ditët në vijim mund të thonë edhe ndonjë çudi tjetër, por mirë është që sa më shumë të rrisin çmimin e blerjes së votës, aq më shumë prova do të duhen.

Se nuk mund të dalësh me një flet në dorë, të thuash Rama e Rakipi blenë votat, duke i banalizuar “provat” me ca lista dëmshpërblimesh për tërmetin.

TemA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re