Historia e shqiptarit Amarildo Sterkaj është një histori suksesi dhe frymëzimi. Djali nga Shkodra ka mbi 10 vite që drejton biznesin e tij “Real Estate”, që merret me shit-blerje pronash, biznes të cilin e filloi nga zero.

Fillimisht me dy zyra në qytetin e Shkodrës, më pas me zyrën e tretë në Tiranë dhe sot kompania e Sterkajt është e vetmja në Shqipëri që merret me shitjen e pronave në Dubai.

Së fundmi Sterkaj mori pjesë në samitin më të madh të investimeve të organizuar në Dubai nga Ritossita Family. Si rezultat i pjesëmarrjes, ai arriti të lidhë kontrata dhe të bashkëpunojë me partnerët dhe investitorët më të fuqishëm në Dubai dhe jo vetëm.

Sterkaj shprehet se arritjet e tij janë falë punës dhe përkushtimit maksimal por edhe e lidhjeve me personat e duhur të cilët kanë bërë të mundur që të jenë pjesë e një grupi ekskluziv të personave që kanë marrë pjesë në këtë samit.






Previous articleShqiptari humbi jetën në vendin e punës, bashkëkombasit i plotësojnë amanetin e fundit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re