Më shumë se 40 qytetarë shqiptarë të cilit kishin qenë në Greqi për të punuar dhe u detyruan të ktheheshin për shkak të krizës, janë tashmë të strehuar në një nga hotelet e Korçës.

Duke raportuar nga qyteti juglindor gazetarja e Abc News, Ledjona Xheladinaj thotë se gjendja e tyre vazhdon të mbetet e njëjtë. Pra, jo e mirë.

Për më shumë se 7 ditë, ata ndodhen në hotel, në mungesë të ushqimeve dhe në pamundësi për t’i siguruar vetë pasi nuk kanë asnjë të ardhur.

Siç raporton gazetarja, e vetmja ndihmë që ata kanë pasur ka qenë nga vetë qytetarët e Korçës, të cilët pasi kanë parë lajmin në Abc Neës kanë sjellë disa ushqime për ata që kanë kërkuar ndihmë.

Gazetarja Xheladinaj vazhdon të ketë kontakt me ta nga distanca, ndërsa ata dalin në dritare dhe kërkojnë ndihmë. Paratë që kanë fituar me punë në shtetin fqinj ata i shpenzuan për transportin dhe gjatë ditëve të para të akomodimit në hotel.

Ndërsa, Prefektura e qytetit nuk ka reaguar ende. Te kontaktuar nga Abc Neës, ata e kanë mohuar mungesën e ushqimeve, por kanë premtuar se do ta shohin situatën nga afër.

Qytetarët nga ana tjetër qytetarët thonë se askush nuk është interesuar për ta. Ndërsa, një prej tyre, i cili ndodhet i izoluar bashkë me bashkëshorten në dhomën e hotelit dhe thotë se nuk ka para, është shprehur se do të futet në grevë urie.

Sa i përket, mos reagimit të Prefekturës, gazetarja raporton se në momentin e parë u tha se qytetarët kanë firmosur një deklaratë ku kanë pranuar kushtet, “por sigurisht vetëm këtë zgjedhje kanë pasur, ose të qëndronin në qiell të hapur, ose në hotel në këto kushte.”

Ata janë mirë nga gjendja shëndetësore dhe kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre ku mund të vetizolohen. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re