Vogëlushi në foto është një nga moderatorët më të suksesshëm shqiptar. Ai është Adi Krasta, një nga moderatorët e njohur të ekranit shqiptar. Me fytyrën e imët dhe buzëqeshjen që e karakterizon, Adi në këtë foto ka dal me nënën e tij kur ai ka qenë fëmijë.

“Shokët e ngushtë!”- shkruan Krasta në ftoton e postuar.

Ai është shumë i rezervuar me fotot që poston me familjarët e tij, por marrëdhënia dhe dashuria për të ëmën i ndryshoi pak gjërat.

Adi Krasta ka lindur në 10 prill 1965 në Tiranë. Gjyshi i të atit dhe i ati i tij Shaqir Krasta kanë qënë mjekë, ndërsa gjyshi i tij dhe vetë Krasta janë diplomuar si inxhinierë. Adi Krasta ka filluar punë në Radio Tirana, menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Shkencat e Natyrës, në vitin 1990. Ai është caktuar në Redaksinë e Kulturës të Radio Tiranës dhe ka realizuar programin “Jeta, kultura, arti”. Nuk është shkëputur asnjëherë nga radio që nga viti 1987.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re