Kancelarja e GJermanisë, Angela Merkel i ka dërguar një letër kryeministrit Rama, për gjëndjen e vështire në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kancelarja shpreh keqardhjen për jetët e humbura dhe dhimbjen e shqiptarëve, teksa premton mbështetje për popullin tonë.

“Do të doja t`ju përcillja ngu.shëllimet e mia më të sinqerta. Mendimet tona janë me të afërmit e vi.ktimave dhe me të lënduarit. E njoh dhi.mbjen që ju dhe familjet tuaja po përjetoni. Duam t`ju shprehim keqardhjen tonë më të thellë, për ju dhe të gjithë ata që humbën njerëzit e tyre të dashur pas tërmetit. I urojmë të pla.gosurve shërim të shpejtë. Gjermania dhe Bashkimi Europian do t`iu mbështesin në një moment të tillë të vështirë“, ka shkruar kancelarja gjermane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re