“Vrasje për shkak te Instagramit”, ky është konkluzioni i Prokurorisë për ekzekutimin e Vilson Tafçiut në 20 janar të këtij viti në zonën e Astirit. Për këtë ngjarje është arrestuar Noel Dishi. Teksa pistat ishin te shumta që nga prishja e pazareve, dëshmia e një vajze te re që kishte 16 mijë ndjekës në Instragam ka hedhur poshtë të gjitha pistat e tjera.

Sipas dëshmisë te administruar në dosje, të cituar nga TCH, një vajzë me emrin Blerta L., i njohu rastësisht viktimën dhe vrasësin 9 ditë përpara krimit. E reja, u ndal në rrugë nga Noel Dishi të cilit pranoi t’ja japë numrin e telefonit dhe të pijë në ditët në vazhdim një kafe. Por teksa i riu tashmë i arrestuar për vrasjen e Vilsonit kërkoi të lidhej me të madje duke i afruar edhe ndihmë për hapjen e një biznesi ajo dëshmon se e refuzoi këtë kërkesë.

“Një ditë para vrasjes Noeli me telefonoi dhe me pyeti nga e njeh Vilsonin”, thotë e reja, “por unë ju përgjigja pse me pyet vetëm per ate kur kam 16 mije ndjekës ne instagram”.

“Noeli me pyeti pse me gënjen se ti ke qene e lidhur me Vilsonin”, dëshmon e reja dhe me pas sipas asaj qe është kqyrur nga prokuroria, e reja i ka kërkuar llogari viktimës se perse mburrej kur ajo nuk kishte raport me te. Ua bëra te qarte te dyve se nuk doja të më përzienin, dhe i bëra bllok por Vilsoni këmbëngulte nga ana e tij se edhe Noeli kishte shkuar ne lokalin pranë Unazes se Re dhe me tregoi se me foton time po i mburrej shiko me ke jam lidhur”.

Të gjitha këto biseda ndodhen në datën 19 janar ndërsa ne datën 20 janar u krye vrasja evidentohet ne dosje, ku sipas influenceres nje shoqja e saj i kishte thëne se Noel Dishi kishte qene ne prokurori per nje ceshtje te madhe dhe jo me per per keto gjera se ai vriste me te mirin.

Sipas dëshmitares, pas krimit ne datën 7 prill, Noel Dishi e ka telefonuar nga burgu dhe kur Bleta e ka pyetur pse e bere i dyshuari i është pergjigjur: “Ma ka hedhur njehere dhe nuk doja t’ma hidhte perseri. Dëshmitarja tregon se kishte frike mos keqkuptohej shoqëria e viktimës, ndërsa i arrestuari e ka qetësuar ne telefon: Mos ki merak se dhe ata e dine qe nuk je shkaku ti se kemi patur njohje me përpara dhe kishim dhe probleme te tjera”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re