Vajza e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është duke ndjekur hapat e babait të saj në politikë, duke marrë pjesë intensivisht në takimet e LDK-së në këtë prag zgjedhjesh në Kosovë.
Kënga Haziri shpesh herë shihet duke marrë pjesë në tubimet partiake të LDK-së, si dhe në zyrat e tyre.
Një gjë të tillë e dëshmon dhe fotoja e publikuar ditën e djeshme nga zyrat e LDK-së, ku ajo ka shpërndarë një portret të ish-Presidentit Ibrahim Rrugova.
Haziri ka studiuar studimet në Universitetin e Schefild’it në Selanik, por ajo çka e ka bërë të njohur është Instagrami.
Ajo numëron 23 mijë ndjekës, ndërsa shpesh herë është në vëmendje të mediave rozë për shkak të formave të trupit saj.
/faxweb



