Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth masave të marra në burgje, ku të dënuarve nuk u lejohet të takohen me gazetarë.

I ftuar në “AbcNews”, Hoxha u shpreh se drejtori i Përgjithshëm, pa përmendur emër, por që aktualisht këtë post e ka Agim Ismaili, ka marrë masa që të burgosurit të mos takohen me gazetarët, ndërkohë që shtoi se ai vetë kontakton me ta shumë herë.

Madje Artan Hoxha u shpreh se mund të bënte në atë moment në studio një lidhje telefonike me një të dënuar, por nuk donte t’ja bënte këtë drejtorit.

“Drejtori i Përgjithshëm ka marrë masa të rrepta që nuk lejon asnjë gazetar të takojë të dënuarit. Sepse nëse i dënuari kërkon të kontaktojë me një media kundrejt një rregulli, nëse e lejon ligji kontakton.

Unë kam tentuar disa herë të kontaktoj të burgosur që u lejohet. Unë kontaktoj me ta, sa herë kam nevojë. Si person i thjeshtë mund të futesh, ndërkohë si gazetar në mënyrë taksative, thotë jo. Unë mund ta nxjerr tani në lidhje live një të burgosur dhe po ta bëj unë këtë, ai drejtori atje ikën për lesh.

Por unë s’jam bëj dot këtë sepse nuk dua të shkel ligjin. Kjo e gjitha bëhet që atyre të mos u dalin të palarat,”- u shpreh Artan Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re