Lagjia ‘5 maj’ vijon me tensione dhe përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve.

Teksa 11 shtëpitë e planifikuara për tu prishur janë rrethuar, një nga banoret shpërtheu në mallkime ndaj policisë e shtetit me frazat: Zoti ju vraftë po nuk bie pika në hale!

Banorja e cila jetonte prej 40 vitesh në këtë lagje bëri thirrje që qytetarët e prekur nga ky projekt rindërtimi të mos hedhin asnjë firmë për marrëveshje.

Ajo është dhe halla e 21 vjeçarit i cili pak më parë u përplas ashpër me policinë pasi sipas tij brenda shtëpisë së tij kishte një familjar në gjendje të rënduar shëndetësore.

Gjatë ditës së sotme pritet shembja e 11 godinave, ku 3 prej familjeve nuk kanë një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës.

Banorja: U vraftë zoti, ju kam lënë zotin! Shtet mizerabël, këtu ska pas shtet këtu e 500 vjet, hajdutë drogaxhinj! Të vrasin natën e të qajnë ditën, na dhunoi turku e serbi e Enveri me këlyshët vetë.
Ju lutem mos hidhni firma, mos bëni projektime! Këta janë komunistë, po i marrin këlyshët e kurvës. Kam 40 vjet këtu!

-Unë shoh urrejtje në sytë e tyre!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re