Nutella është një nga simbolet e obezitetit. Kremi i shijshëm thuhet se është një nga arsyet e krizës së mbipeshës në botën perëndimore.
Por një ulje çmimesh për Nutella-n ka shkaktuar skena të dhunshme në Francë.
Një rrjet supermarketesh vendosi që të ulë me 70 përqind çmimet e Nutella-s, nga 4.50 euro në 1.40 euro.
Njerëzit nisën të përleshen me njëri-tjetrin në rrjetin e dyqaneve Intermarche, aq sa u desh ndërhyrja e policisë.
“Po silleshin si kafshë. Një gruaje i shkulën flokët, një e moshuar u godit me kuti në kokë, një person kishte gjak në dorë,” tha një dëshmitar.
Çdo vit në mbarë botën shiten 365 milionë kilogramë Nutella.
Nutella u krijua nga familja Ferrero në vitin 1940 në Itali.
Firma tha se i vjen keq për dhunën, por shtoi se ulja e çmimeve ishte vendosur në mënyrë të njëanshme nga Intermarche.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re