Një koalë e dëshpëruar që vuan nga nxehtësia mbi 40 gradë celsius në jug të Australisë iu afrua një grupi çiklistësh pa frikë dhe pranoi shishet e ujit të ofruara, raportojnë media lokale.

Çiklistë jo garues jo larg Adelaide-s u ndalën kur panë një koalë në mes të rrugës dhe ajo iu afrua atyre pa frikë ndërsa ndaluan pasi iu duk po kërkonte ujë, tha Anna Heusler për 7neës.com.au, një prej .

“Sigurisht që u ndalëm sepse donim ta largonim atë nga rruga”, tha ajo.

Koala iu afrua menjëherë, ku iu dha ujë.

“Askush nga ne nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë më parë”, shtoi ajo.

Zjarre katastrofike kanë përfshirë bregdetin jugor dhe lindor të Australisë për javë të tëra, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 2,000 koalave, tregoi një hetim parlamentar në dhjetor.

Kafshët kanë vdekur ose në zjarre, ose për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit, sipas presidentit të Shoqatës së Mbrojtjes së Pyjeve, Danean Pugh.

Ministrja e Mjedisit Sussan Ley tha se deri 30 përqind e koalave ishin zhdukur në zjarret prekën zonat e Uellsit të Ri Jugor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re