Skip to content

E pabesueshme! Kanabisi do futej në burg i futur brenda në mish/FOTO

Shume e cuditshme forma të cilën kishin menduar dy vëllezerit Bali për të tentuar futjen e një sasie kanabisi në Burgun e Kosovës në Lushnje.

 

Në njoftimin e policisë thuhet se sasia prej 600 gr lëndë narkotike, u tentua të futej në burg e fshehur në ushqime, konkretisht e future brenda një sasie të konsiderueshme mishi.

 

 

 

“Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban.Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje.U kryen të gjithë veprimet procedurale dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e  Policisë Elbasan dhe u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Bali. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Elbasan policia gjeti një tjetër sasi lënde narkotike të ngjashme me atë që u kap në IEVP Lushnje.”