U deshën më shumë se gjysmë shekulli për t’i dhënë një emër dhe një fytyrë vrasësit të vogëlushes Debbie Lynn Randall, të rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë vetëm në moshën 9-vjeçare në SHBA në vitin 1972.

 

Një rast i vështirë i zgjidhur pas 51 vitesh falë testit të ADN-së për të cilin nuk do të ketë kurrë drejtësi. Vrasësi i fëmijës, në fakt, është vetëvrare dy vjet pas krimit, në vitin 1974.

 

Konfirmimi I zbardhjes se këtij krimi erdhi nga zyra e Prokurorit të Qarkut Cobb, Flynn Broady. Debbie Lynn ishte 9 vjeç dhe ishte në klasën e tretë. Ajo u rrëmbye më 13 janar 1972 teksa po kthehej në shtëpi nga një lavanderi. U deshën 16 ditë kërkime të pandërprera për të gjetur trupin e vogëlushes, e cila ishte përdhunuar dhe mbytur. Hetimet, megjithatë, ngecën deri në vitin 2001, kur një test i parë i ADN-së në një qime dhe një copë indi të gjetur nga hetuesit lejoi që disa nga të dyshuarit të përjashtoheshin nga autorësia e krimit.

 

Në maj 2015, indet e gjetura nga policia iu dërguan mjekësisë ligjore për analiza më të detajuara, gjë që çoi në një profil të pjesshëm që i atribuohej një “mashkulli të panjohur”. Financimi shtesë i marrë për një test të mëtejshëm të ADN-së në vitin 2019 kishte lejuar analiza të reja të indeve në vitin 2022. Sot, pas shumë vitesh, është gjetur një profil i njohur i ADN-së . Trupi i të dyshuarit u zhvarros dhe u konfirmua se Ëilliams B. Rose ishte përgjegjës për vdekjen e Debbie Lynn Randall. Ai ishte 24 vjeç në kohën e krimit dhe kreu vetëvrasje në vitin 1974.

 

Hetuesit konfirmuan se Rose kishte të aferm që jetonin në të njëjtin kompleks me viktimën. Të dy prindërit e Debbie Lynn vdiqën pa e ditur kurrë të vërtetën për vdekjen e vajzës së tyre. Nëna e saj Juanita vdiq nga leucemia në vitin 2018 dhe babai i saj, John, ndërroi jetë në janar 2022. Vëllai i fëmijës së vrarë, Melvin, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të hënën ku u njoftua mbyllja e çështjes.

 

“Do të doja që nëna ime të ishte këtu, por e di që ajo është në parajsë tani. Më në fund ka mbaruar, ne vetëm duam t’ju themi se ju falënderojmë të gjithëve për atë që keni bërë për të ardhur ne këtë ditë dhe për të zbardhur krimin,” tha ai./ TGCOM

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re