Disa diamante me një vlerë rreth 4.8 milionë euro u vodhën nga një 60-vjeçare, e cila u maskua si një person i trajnuar dhe i kualifikuar për të njohur xhevahirët e çmuar.

Lulu Lakatos akuzohet se mashtroi argjendarët, duke pretenduar se detyra e saj ishte të kontrollonte profesionalisht diamantet nga kompania “Boodles” në Londrën qendrore dhe më pas me një lëvizje të shkathët të duarve, i zëvendësoi ato me gurë të zakonshëm.

Veprimi i kryer nga 60-vjeçarja u zbulua në momentin kur argjendari hapi çantën e lënë nga gruaja me gurët e zakonshëm.

“Diamantet u vodhën me një lëvizje shumë të shkathët dhe delikate të duarve dhe zonja në fjalë, luajti kryesor në këtë vjedhje tepër të sofistikuar, e cila kërkonte planifikim dhe marrje risku përsipër”, tha prokurori Philip Scott.

Lakatos në gjykatë e mohoi të kishte mashtruar argjendarin dhe për më tepër të kishte marrë gurët e çmuar.

Shtatorin e kaluar, Lakatos u arrestua në Francë me një urdhër arresti evropian dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe, ndërsa gjyqi ende vijon.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re