Skip to content

E paditi në SPAK, Balla i përgjigjet Bardhit: Do kallëzosh për tradhëti të lartë të gjithë demokratët

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i është përgjigjur padisë që është regjistruar në SPAK ndaj tij, një ditë më parë nga kundërshtari i tij në këtë qark, Gazment Bardhi, për presion ndaj qytetarëve për të votuar PS-në.

Balla i kundërpërgjigjet me ironi Bardhit duke i thënë se kur të dali rezultati i zgjedhjeve për qarkun e Elbasanit, Bardhi do të padisë në prokurori të gjithë PD-në e qarkut për tradhëti të lartë.

“Elbasani ka një traditë shumë të mirë të bashkëjetesës si ndërfetare dhe ndërpolitike. Unë nuk dua që t’i kthehem me të njëjtën gjuhë se mirë do ishte që unë ta padisja për shpifje në lidhje me atë që ka thënë, por unë nuk po i hy sepse nuk kam kohë për tu marë as me Gazin, as me Lulin, as me Saliun, as me Ilir Metën, me Monikën jo e jo.

Por, për Gazin një gjë ua them me siguri të plotë, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhti të lartë dhe për tallje me udhëheqjen të gjithë PD-në e Elbasanit. KSHQ. Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti dhe që talleni me udhëheqen”, tha Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u shpreh unjë ditë më parë se ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për përfaqësuesin e qeverisë në Elbasan, Taulant Balla, pasi ka konstatuar se ai po kryen një krim elektoral, duke ushtruar presion ndaj personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb