Skip to content

E paditi për shpifje/ Erion Veliaj fiton betejën me Jorida Tabakun

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar përfundimisht gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj.

 

Tabaku e kishte paditur për shpifje Veliajn, pas debateve lidhur me ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”.

 

Bëhet fjalë për një deklaratë të Veliajt, i cili kishte thënë se sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë.