Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, por siç tha ai ky nuk është një takim zyrtar, por një takim konsultativ për planin e ri të rritjes.

Në fjalën e saj, Jorida Tabaku theksoi se plani i rritjes është një mundësi dhe një luks që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet ta humbin.

Tabaku theksoi se “Plani i ri i rritjes vendos një theks të caktuar në rritjen e integrimit ekonomik, në tregun rajonal, në përshpejtimin e disa reformave që i kanë munguar vendeve të Ballkanit Perendimor”.

“Ky nuk është në takim zyrtar i këshillit të integrimit, dëshira ime për ta pasur parlamentin funksional nuk ndryshon. Shpresoj që në ditët në vijim të fillojmë me punët e parlamentit. Ky është një takim konsultativ, duke pasur parasysh faktin për të mirëpritur parlamentin e Shqipërisë miq që vijnë nga rajoni për të diskutuar për planin e ri të rritjes.

Dua të ndalem në dy elemente kryesore; Së pari është një luks të cilin nuk duhet ta humbim, plani i ri i rritjes dhe fondet për të financuar reforma, të cilat fatkeqësisht nuk kanë ndodhur deri tani. Plani i ri i rritjes vendos një theks të caktuar në rritjen e integrimit ekonomik, në tregun rajonal, në përshpejtimin e disa reformave që i kanë munguar vendeve të BP. Kjo shoqërohet më një rritje të asistencës financiare.

Plani i rritjes prej 6 mld eurosh, është një mundësi e cila unë shpresoj që qeveritë e vendeve të BP ta materializojnë duke ndërtuar edhe planet e reformave ekonomike”, tha Tabaku.

Po ashtu deputetja demokrate u ndal edhe tek roli i parlamentit, që sipas saj duhet të jetë i ndarë nga roli i qeverisë në procesin e integrimit.

“Unë dua të ndalem edhe tek roli i parlamentit, për rolin që ka në procesin e integrimit. Monitorimi në procesin e integrimit të institucioneve të pavarura, si ato kryejnë detyrimet e procesit të integrimit, detyrimet që lindin nga raportet e vendeve të progresit, por edhe pas publikimit të raportit të screening duhet të jenë komunikim i hershëm dhe vazhdueshëm mes qeverisë dhe parlamentit. Ligji i ri i ka dhënë më shumë funksione parlamentit, funksione që nuk i kryen dot qeveria”, duke vendosur theksin edhe tek roli i shoqërisë civile.

Sipas Jorida Tabakut është e pafalshme që në Parlamentin shqiptar të votohen ligje që janë ta atakueshme apo që nuk kanë gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile.

“Është e pafalshme që në parlament kalojnë ligji të atakueshme, është e pafalshme që në këtë proces ku jemi të miratohen ligji që nuk kanë gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile. Është e pafalshme që  në një moment ku duhet ta bëjmë procesi i integrimit prioritet të fokusohemi në interesa të tjera që shkojnë në të kundërt të procesit të integrimit”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re