Në muajin mars, emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” transmetoi historinë e një familje nga Lushnja. Në këtë derë, kishin pllakosur përgjatë viteve tragjedi të shumëfishta. Gjyshe Hajria dhe gjysh Ismaili i kishin humbur tre djem përgjatë viteve, ndërsa vdekja e njërit prej tyre, i kishte lënë me dy jetimë të vegjël.

“Nuk ka më zi, më ka dalë shpirti” Lotët e një nëne që humbi tre fëmijë

Në familjen Peshku jetonte së bashku me të moshuarit dhe nëna e jetimëve, tashmë e përhumbur pa të shoqin e në varfëri të madhe.

“Nuk e kam të gjatë, amanet fëmijët” Rrëfimi drithërues i një gruaje që rrit në varfëri jetimët

“Shqiptarët për Shqiptarët” shkuan para kësaj familje me një premtim. Elvis Naçi u tha dy vogëlushëve se brenda muajit prill, do të kishin një shtëpi të re.

Elvisi pyet jetimin: Si do ti, shtëpi të madhe apo të vogël? Përgjigja e vogëlushit të ngroh zemrën

Të premtem që lamë pas më 30 prill, emisioni publikoi dhe surprizën për këtë familje, të cilën mund ta gjeni më poshtë.

Elvisi së bashku me Fatmën u nisën drejt Lushnjes për të takuar jetimët, nënën e tyre dhe gjyshërit. Rrugës për atje, Elvisi thotë se premtimi është mbajtur. Shtëpia është ndërtuar dhe tashmë pret të zotët e saj.

Elvisi: Sa gjë e bukur do të jetë, sepse më kujtohen fjalët e njëri prej jetimëve që thoshte, dua vetëm një kulm në kokë, por që të mos rrëzohet. Jetimi kërkon gjithmonë mbështetje, ne kemi qenë këtu dhe në një kohë rekord po ia arrijmë…

Fatma: Premtove që do të ishte brenda muajit prill

Elvisi: Kështuqë desh Zoti dhe ashtu u bë. Është e paimagjinueshme ajo që ka ndodhur. Do ta shikojnë të gjithë, se kur ka qëllim të mirë, me Zotin para, çdo gjë e bukur dhe e mirë arrihet. Bashkë me gëzimin e jetimëve, le të gëzojnë të gjithë shqiptarët bujarë e fisnikë.

Elvisi e Fatma takojnë familjen Peshku. Nënë Hajria preket dhe i falenderon për gjithçka. Ajo ende nuk e ka parë shtëpinë e re. Të gjithë shkojnë në banesë, ndërsa Elvisi i jep çelësin njërit prej vogëlushëve, që të hapi derën e shtëpisë së tij të re.

Merre këtë çelës dhe na e hap derën.

Teksa hyjnë brenda, fëmijët mrekullohen e vënë duart në kokë. Nuk do të jetojmë më në një shtëpi të rrënuar me frikën se tavani do t’u bjerë mbi kokë. Tashmë ajo ngrehinë është hedhur në tokë dhe mbi të, është ngritur një shtëpi e bërë nga dashuria e zemërgjerësia e shqiptarëve.

Elvisi: Për Zotin, është bërë me aq shpirt kjo banesë, sa nuk di çfarë të flas…

Ismaili: Zoti ju ruajt juve

Elvisi: Se di, nëve të gjitha shtëpitë na pëlqejnë, por kjo shumë po na pëlqen. Nënë Hajrie, siç e patëm premtuar, shtëpinë do ta bënim në prill për Ramazan. Është bërë në kohë rekord, në formën më të mirë.

Nënë Hajria: E hoqa barrën prej kurrizit. Nuk do t’u bjerë më tavani njeriu në kurriz. Nuk besoj se në rrethin e Lushnjes ka njeri shtëpi kaq të bukur sa kjo.

Elvisi: Rrisk e keni patur prej të madhit Zot. Kjo është mrekullia e shqiptarëve, që kur bashkohen bëjnë të tilla gjëra.

Jetimi: Xhaxhi Visi kam një vjershë për ty

Elvisi: Pa hë, e di përmendësh?

Jetimi: Po

“Xhaxhi Vis kam me të thënë, na ke hequr një barrë të rëndë

Do t’i them dhe gazetarëve që kanë bërë një punë të madhe

Gjithë shqiptarëve nëpër botë, o i ruajt i madhi Zot

Sa tulla ka shtëpia, ju bekoftë Perëndia

Sa lule ka në tokë, u ju ruajt i madhi Zot”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re