Skip to content

“E pajustifikuar dhuna e shtuar seksuale ndaj fëmijëve”/ Hazizaj: Ministria e arsimit fshihet si struc, shkollat të pasigurta…

  • 15/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Drejtori i CRCA Altin Hazizaj tha sot në një lidhje “Skype” për Fax News se janë shtuar frikshëm rastet e abuzimit seksual ndaj fëmijëve në vend.

Hazizaj theksoi se institucionet po heshtin para këtyre rasteve të rënda, duke hedhur akuza ndaj ministrisë së Arsimit ku zyrtarët sipas tij nuk kanë bërë asgjë konkrete ndër vite për të garantuar sigurinë e fëmijëve në ambientet e shkollës.

Ai tha ndër të tjera se duhet miratuar një ligj në Kuvend që fëmijët shqiptarë të ndihen më të sigurt dhe të nënshkruhet një kod sjelljeje kur njerëzit kanë përballë tyre raste të tilla, nisur nga bullizmi e deri te dhuna seksuale.

“Jo në një marrëdhënie seksuale është jo, është shtuar dhuna seksuale e pajustifikuar. Në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur ky shtim i abuzimit ndaj fëmijëve. Tregon mungesën e respektit dhe pabarazinë mes burrave dhe grave në vend.

CRCA kërkon rritjen e moshës seksuale për fëmijët 16 vjeç. Kuvendi të miratojë ligj nëse do të mbrojë fëmijët nga dhuna seksuale. 80% e krimeve seksuale ndodhin tek moshat nën 18 vjec dhe institucionet nuk janë seriozisht të angazhuara për këtë fenomen. Ministria e arsimit fshihet si struci nën rërë me këto raste, ka pasur pafund raste në ambientet e shkollës dhe ka kaq shumë vitë që asnjë zyrtar nuk bën asgjë për të garantuar mbrojtje për fëmijët në këto mjedise.

Shkollat s’janë të sigurta apo miqësore dhe fëmijët janë terësisht të ekspozuar ndaj këtyre sulmeve seksuale. Një profesion totalisht i papërgatitur për të raportuar dhunën sipas sondazheve sot janë mësuesit dhe psikologët në shkolla. Kur shihet dhunë te një fëmijë, nga bullizmi e deri te dhuna seksuale e ka për detyrë të denoncojë në polici. Kjo sot në vend nuk ndodh! Qasjet që kërkohen përtej ndryshimit të ligjit është që ccdo profesionist, të nënshkruajë kodin e sjelljes ndaj këtyre rasteve në institucionet ku punojnë”-tha Hazizaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë