Çdo grumbullim, çdo sjellje e papërgjeshme e saboton procesin e daljes nga tuneli, rrit numrin e infektimeve, shton plagët dhe larg qoftë numrin e jetëve të humbura. Ne nuk kemi nevojë ta provojmë. E shohim në Kosovë çfarë solli fushata në Kosovë. Solli një rritje në numrin e jetëve të humbura. E shohim në Mal të Zi, ku solli rritje të numrit të infektimeve dhe numrit të vdekjeve. Përse Shqipëria duhet ta provojë këtë. Çfarë borxhi kanë njerëzit? Ata të cilët nuk kanë forcën e nevojshme të karakterit për të përballuar forcën e tundimit për të përballuar njerëzit. Niko më tregoi se është i mbytyur me mesazhe: Përse nuk vijmë dhe ne, përse nuk na lejoni dhe ne. Për një arsye shumë të thejshtë, ne nuk jemi si ata. Ne jemi Partia Socialiste e Shqiëprisë. Ne jemi forca që ka karakterin për t’i dalë përpara sfidave. Siç janë sfidat që u detyruam të përballemi për një kohë të gjatë, nga njëra anë tërmeti dhe nga ana tjetër armiku i padukshëm që sulmoi gjithë botën menjëherë. Kur plagët e tërmetit ishin të gjitha të hapura, pak kush e besonte atë që ndodhi më pas, procesin e shpejtë dhe këmbëngulës të ringritjes. Ashtu siç ia dolëm dhe do ia dalim çdo ditë për të zhdukur plagët e tërmetit, duke ndërtuar çdo gjë më mirë, ashtu ne do t’ia dalim shumë më shpejt se vendet e tjera që ta nxjerrim jashtë armikun e padukshëm. Ne punojmë punojmë punpjmë. Besojmë te Shqipëria.

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re