Ish-ylli i basketbollit amerikan, Dennis Rodman ka komentuar në CNN takimin historik mes presidentit Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ku një moment edhe është përlotur nga emocionet e asaj çfarë ndodhi në Singapor.

Po pse ai?

Bashkëpresident i Chicago Bulls me Michael Jordan, ai ka qenë në vendin e Kim Jong-ut pesë herë që kur ai erdhi në pushtet. Kjo pasi Kim, qenkërka, sipas Rodman, një tifoz i madh i basketbollit, e natyrisht mik i tij.

“Kim Jong-un dëshiron të përmirësojë vendin e tij…dhe Donald Trump do të bëjë një punë të mirë”, vuri në dukje ai, duke mbajur në kokë një kapelë të kuqe me parullën e fushatës së Trump: “Make America Again Big”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re