Eksperti i gjeopolitikës, Endri Hide thotë se flota detare ruse e ka të pamundur të sulmojë vendet anëtare të NATO-s.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Hide u shpreh se qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin është që përmes manovrave me flotën detare, të tensionojë situatën.

“Ajo që po themi është që Rusia, këto i ka treguar ndaj shteteve që nuk janë vende anëtare të NATO-s. Ndaj shteteve që janë anëtare të NATO-s, është një vijë e kuqe të cilën Rusia e ka kuptuar shumë qartë, ia kanë bërë shumë të qartë, ia kanë bërë shumë të qartë edhe vetë Putinit personalisht në shumë forma, në shumë mënyra, të gjithë të deleguarit e Perëndimit, të cilët kanë pasur mundësi që të komunikojnë me të.

Flota detare ruse, pavarësisht se është shfaqur edhe në hapësirat detare të Danimarkës, nuk ka bërë asgjë, vetëm është larguar. Thjesht tenton që të mbajë në tension situatën. Është e pamundur që ato të sulmojnë NATO-n, është e paimagjinueshme”, theksoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re