Elon Musk pranon se ‘një grup njerëzish ndoshta do të vdesin’ gjatë udhëtimeve fillestare të SpaceX në Mars – por ka këmbëngulur se do të jetë një ‘aventurë e lavdishme dhe përvojë e mrekullueshme’.
Musk tashmë ka thënë se shpreson të marrë njerëzit në Mars deri në vitin 2026 – shtatë vjet para se NASA të synojë të ulë astronautët në Planetin e Kuq.
‘Ju mund të mos ktheheni të gjallë, por është një aventurë e lavdishme dhe do të jetë një përvojë e mrekullueshme.
‘Po, sinqerisht një tufë njerëzish ndoshta do të vdesin në fillim,
është e vështirë të shkosh atje’-shprehet ai
NASA planifikon të vendosë njerëzit e parë në Mars deri në vitin 2033 si pjesë e programit të saj Artemis që do të shohë burrin dhe gruan e parë të zbresin në Hënë në 2024.
Megjithëse Musk shpreson të arrijë qëllimin e tij për të ulur njerëz në Planetin e Kuq deri në 2026 duke u treguar realist se ë shtë një mision i vshtirë edhe si pasojë e problemeve teknike që mund të hasen.
Deklarata e zyrtarëve nga NASA konfirmon se SpaceX do të jetë i vetmi që do të kthejë njerëzit në Hënë për herë të parë që nga misioni Apollo 48 vjet më parë
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
